Kryeparlamentari flet për deklaratën e tij për zgjedhje dhe ‘godet’ opozitën lidhun me reformën zgjedhore

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folë për deklarimin e maparshëm të tij, lidhun me mundësinë e shkuemjes në zgjedhje të parakohshme, tue thanë se këto deklarime kanë qenë “të sinqerta”.

“Deklarimet e mija rreth çashtjes së vazhdimit të koalicionit apo mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kanë qenë shumë korrekte edhe shumë të sinqerta. Na me marrëveshje politike mundemi me arritë çdo lëvizje në interes të qytetarëve. Pa marrëveshje politike na nuk mundemi me u futë në aventura”, theksoi Veseli.

Kryetar i PDK’s e përshëndeti nismën e presidentit Hashim Thaçi për reformën zgjedhore por tha se bojkoti që i ban partitë opozitare takimit të thirrun nga Thaçi, kallxon se opozita “nuk e di se çka don”

“Kjo kallxon nji qëndrim opozitar i cili nuk e di se çka don. Përditë kemi thirrje për zgjedhje, por po dëshmohet se s’ka gadishmëni për zgjedhje. Vet fakti që nuk futet në nji proces për reformat zgjedhore kallxon për nji tutë se nuk ka me u njoft rezultati zgjedhor”, u shpreh Veseli.