Kryeparlamentari Veseli, homazhe për Fehmi e Xhevë Lladrovci

Sot, në 18-vjetorin e ranies heroike të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bani homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen këta heroj, në Shkabaj të Drenasit.

Ai tha se Fehmi e Xhevë Lladrovci hynë në luftë, tue u ba të përjetshëm dhe na, sot, në 18-vjetorin e ranies, i kujtojmë me respekt dhe krenari”.

Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyne, tue theksue se, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në rrugëtimin e tyne, kishin nji qëllim, të arrinin gjallë në Drenicë.

“Ata e arritën këtë qëllim, tue qëndrue stoikisht dhe tue organizue popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Arritën që të ndalnin vërshimin e trupave okupatore, ushtrisë e policisë serbe, mbi qytetarët e pafajshëm. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete ma të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë herojve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, tue u ba të përjetshëm. Sot, në 18-vjetorin e ranies, i kujtojmë me respekt dhe krenari”, theksoi kryetari Veseli.