Kryeparlamentari Veseli nesër pret në takim kryetarin e PD’s Lulzim Basha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka me takue kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipnisë, Lulzim Basha.

Me anë të nji njoftimi për media, zyra e Kuvendit ka njoftue se nesër e Ejte, Veseli ka me prit në takim Bashën. S’asht tregue ende arsyeja e takimit.

Përndryshe, Basha ka qenë për nji mandate kryetar i Tiranës dhe ka mbajtë disa poste ministrore. Ai ka ardh në krye të PD’s mbas largimit të Sali Berishës, që i humbi zgjedhjet nacionale në Shqipni.