Kryeparlamentari Veseli priti në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritë në takim lamtumirës ambasadoren franceze në Kosovë, Maryse Daviet.

Veseli në postimin në Facebook ka shkrue se Ambasadorja Daviet asht nji mike e madhe për Kosovën e cila ka ofrue mbështetje të pakursyeme dhe këshilla të çmueshme.

Njoftimi i Kadri Veselit në Facebook:

Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim lamtumirës miken time dhe miken e madhe të Kosovës, ambasadoren franceze, Maryse Daviet. Gjatë mandatit të saj, Ambasadorja Daviet na ka ofruar mbështetje të pakursyer dhe këshilla të çmueshme. Edhe në takimin lamtumirës, ambasadorja Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe Francës do të vazhdojnë të thellohen. K.V.