Kryeparlamentari Veseli shkon në Hungari

kadriveseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtue për në Hungari në vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të tij, Laszlo Kover.
Gjatë qëndrimit në Budapest, kryeparlamentari Veseli ka me takue edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, si dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Në këto takime, kryeparlamentari Veseli ka me diskutue për bashkëpunimin bilateral mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për mundësinë e investimeve hungareze në Kosovë dhe të financimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.

Temë tjetër e diskutimeve ka me qenë edhe integrimet europiane të Kosovës dhe mbështetja që shteti hungarez i jep Kosovës në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.