Kryeprokurori Beka: Kemi prova se kush po i djeg kerret zyrtare!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thanë se kanë prova të besueshme për djegien e kerreve zyrtare.

Beka ka thanë se janë në proces, por nuk mund të flasin shumë në detaje për shkak se mund të damtohen hetimet.

“Jemi në proces të hetimeve, sot kemi bisedu me policë. Kemi avancu me hetime, jemi mirë, por njiherë nuk mund të them asgja”, ka thanë Beka për Indeksonline.

Ai ka thanë se janë tue i krye hetime, por ngadalë dhe në vazhdimësi.

Beka ka konfirmu se sot ka pasë takim me hetuesit për djegien e veturave të fundit.

“Hetimet kanë nis moti dhe jemi në vazhdimësi, kjo do të kryhet ngadalë. Kemi goxha prova të mira se kush po i ban, por nuk mund të flas ma shumë sepse mos po na prishen a ndonji gja. Po kemi prova të besueshme, sot u takova me hetuesit dhe kemi shpresa”, ka thanë Beka.