Kryeprokurori David Schwendiman: Thaçi s’ka imunitet nga ndjekja penale!

“Hetimi i ndërmarrë nga Task Forca Speciale vazhdon.
Ky hetim nuk ndikohet nga votimi i së Premtes”, ka thanë kryeprokurori, David Schwendiman në nji bisedë për gazetën online Insajderi.

Kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt, David Schwendiman ka thanë për Insajderin se presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale.

Schwendiman, ka thanë se zgjedhja e Thaçit të Premten në krye të shtetit nuk ka kurrfarë ndikimi në hetimet e Task Forcës Speciale (SIFT).
Ai nuk i ka komentu detajet e hetimit, me arsyetimin se Gjykata Speciale ende nuk asht funksionalizu.

“SIFT nuk i komenton detajet e hetimit. Nuk komenton as politikat në rajon. Meqenëse Zyra nuk ekziston ende, asht e papërshtatshme për mue që të them se çfarë do të ndodhë ose nuk do të bajë Prokuroria Speciale në t’ardhmen”, ka thanë ai.

Schwendiman ka sqaru se pse askush nuk ka imunitet nga ndjekja penale për akuzat që lidhen me krimet e luftës dhe krimet tjera që sanksionohen me ligjet nderkombëtare.

“Simbas të drejtës ndërkombëtare, nuk ka imunitet për ata që kryejnë shkelje të ligjit nderkombëtar humanitar.

Kjo asht ba e qartë edhe në ligjin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorisë Speciale”, ka thanë ai.
Midis Kallnorit 1990 dhe Majit 2008, 67 shefa shtetesh ose kryetar qeverish nga gjithsejt 43 vende të botës janë akuzu zyrtarisht ose akuzu për vepra të randa penale: 32 nga Amerika Latine, 16 nga Afrika, 10 nga Europa, 7 nga Azia, dhe 2 nga Lindja e Mesme.

Këta shefa shtetesh ose qeverish tue qenë në detyrë janë akuzu për krime lufte nga gjykatat nderkombëtare për krime të luftës dhe kundër njerëzimit: Charles Taylor, ish-presidenti i Liberisë; Jean Kambanda, ish-kryeministër i Ruandës; Slobodan Milosevic, ish-president i Jugosllavisë, presidenti i Sudanit; Presidenti Omar al-Bashir dhe Muamar Gadafi, president i Libi