Kryeprokurori flet për pergjimet e fundit, çka pret!

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka folë për përgjimet e publikueme dje nga mediat

Lumezi, i cili tha se u njoftue nga media për përgjimet por se ende nuk ka marrë ndonji shkres zyrtare, deklaroi se do të analizohen në detaje përgjimet për me pa nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.

“Me sa jam i njoftuem përgjimet janë ba nga prokuror kompetent lidhun me nji rast që ka qenë tue u zhvillue, e që kanë dalë nga aty”, tha Lumezi.

“Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duert e prokurorëve të cilët kanë dhanë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të veprës penale”, deklaroi Lumezi n’emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.