Kryeprokurori Hoxha: Hetimet po vazhdojnë në rastin Dehari

Sylë Hoxha, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka thanë se hetimet janë tue vazhdue për rastin e Astrit Deharit dhe hetuesit po kryejnë intervista gjatë tanë kohës.

“Hetimet janë tue vazhdue edhe për rastin e Deharit. Jemi tue i pritë disa ekspertiza, por hetuesit janë tue kryer intervista gjatë tanë kohës”.

Hoxha i ftuem në Info Magazine në Klan Kosova ka theksue se në rastin e Deharit kanë qenë “të vëmendshëm dhe nuk kanë me ju arsyetue askujt”.

“Konsideroj se nuk duhet me ndërhye në punën tonë, na nuk po ndërhyjmë në punën e askujt dhe na duhet me ba punën tonë”.

“Me profesionalizëm e kemi fillue me hetue këtë rast dhe ashtu kemi me përfundue”.