Kryeprokurori Hoxha vjen me nji lajm për autopsinë e Deharit!

Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha ka thanë se deri në fund të javës pritet të dalin rezultatet e autopsisë për Astrit Deharin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha, pret që rezultatet e autopsisë që do të tregojnë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit të dalin deri në fund të javës.

“Po i presim rezultatet e autopsisë  dhe ekspertizat e dërgueme në laboratorin e forenzikës. Pritet që deri në fund të javës të dalim me rezultate preliminare,” tha Hoxha për kallxo.com.

Hoxha kallxoi gjithashtu që “janë shumë afër në lidhje me mbledhjen e provave dhe fakteve tjera në lidhje me këtë rast”.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të Shtunën e kalueme më 5 Nandor në rrethana ende të pasqarueme, ndërsa autopsia e tij u kry dy ditë me pas.

Ai po mbahej i paraburgosun nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndertesën e Kuvendit të Kosovës më 4 Gusht.

Sylë Hoxha, vdekjen e tij e cilësoi të dyshimtë, ditën kur ajo ndodhi.