Kryeprokurori i Gjykatës Speciale viziton Prishtinën dhe Beogradin

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, ka me qëndrue në Prishtinë dhe në Beograd ndërmjet 7 dhe 11 Nandorit 2016.

Schwendiman ka me u paraqitë si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuem të formuem tashma, ka me nënvizue zotimin e tij për me përmbushë mandatin e tij në mënyre të pamvarun dhe energjetike, dhe ka me rikonfirmue zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces, ban të ditun nji njoftim nga Zyra e tij.

Schweindiman nuk ka me diskutue detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Bahet e ditur se Schwendiman në Prishtinë ka me u takue me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX’it dhe të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa në Beograd ka me u takue me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.