Kryeprokurori i Prizrenit: Vdekje e dyshimtë e Deharit, po hetojmë krejt pistat!

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmue për Express se vdekja e Astrit Deharit asht tue u konsiderue si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmue se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë tue e prit edhe mjekësinë ligjore.

 
“Na jemi në vend të ngjarjes dhe krejt ekipet janë tue u marrë me këtë çashtje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thanë Hoxha.

“Na e kemi konsiderue si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetunat”, ka shtue ai.