Kryeprokurori i Shtetit ‘kercenon’ edhe PDK’n!

pdk

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi gjatë konferencës për media ka fol edhe për selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Ai ka thanë se nëse kjo parti qendron në mënyrë të kundërligjshme në këtë objekt, atëherë do të largohet nga aty.

“Ju e din që ne procedurën penale e fillojmë në bazë të procedurave që na vijnë nga Policia e Kosovës. Sa i përket pronës së selisë së PDK’s, nëse janë në mënyrë të kundërligjshme do t’i largojmë”, ka thanë Lumezi.

Kryeprokurori ka ba të ditun se për këtë objekt ka qenë edhe nji procedurë tjetër, për të cilën pritet vendimi i gjykatës.

“Nëse ata nuk janë legjitim, atëherë na do të veprojmë”, ka thanë Lumezi gjatë konferencës në të cilën foli për akcionin e sotëm të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizaj për lirimin e pronave të uzurpueme.