Kryeprokurori kallxon kur kryhet autopsia për Astritin!

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thanë se ende nuk ka asgja të re rreth autopsisë së Astrit Deharit.

Ai ka thanë se ende janë tue mbledh prova, ndërkohë që në EULEX thonë se vetëm janë tue e monitorue rastin.

Procesi i hetimeve mbi vdekjen e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, asht tue u monitorue edhe nga ana e misionit ndërkombëtar EULEX në Kosovë.

Hoxha ka theksue se Prokuroria asht në pritje të analizave të autopsisë e cila ka me qitë në dritë rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai ka thanë se deri në fund të kësaj jave ato kanë me qenë në duert e Prokurorisë.

Astrit Dehari, aktivist i ‘Vetëvendosjes’ vdiq të Shtunën e kalueme më 5 Nandor në rrethana ende të pasqarueme, ndërsa autopsia e tij u krye mbas dy dite.