Kryeprokurori kallxon qysh me trajtue krimin!

aeksander-lumezi

Ka fillue shenimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë.

Në konferencën hymëse për nder të kësaj jave, po marrin pjesë personalitetet ma të nalta shtetnore, perfshi presidentin Hashim Thaçi e kryeprokurorin Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ambasadori Amerikan Greg Delawie.

Në fjalimin e tij kryeprokurori Lumezi ka thanë se me rastin e kësaj ngjarje shpreh përkushtimin në misionin për ndërtimin e shtetit ligjor.

“Pamvarësisht nga simbolika drejtësia dhe rimëkambja e viktimave dhe e krimit nuk asht veprimtari përkujtimore, por asht obligim i shtetit. Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtuna me anë të Kushtetutës”.

 Kryeprokurori Lumezi tha gjithashtu se tashma në të gjitha prokuroritë janë caktue prokurorë të cilët do të merren me viktimat e krimit.

Ai tha gjithashtu se krimi i cili nuk ndeshkohet, persëritet.

“Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet me u udhëhiq nga njerëz me integritet moral”.

“Ju duhet kohë për me peshue të drejtën por kjo asht kohë e shkurt për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve”, ka përfundue Lumezi.

Simbas Lumezit, prokurorët e gjyqtarët janë të ngarkuem me shumë landë, por patjetër duhet me u trajtue rastet kur ka viktima të krimit.