Kryeprokurori: Korrupcioni endemik nuk perputhet me realitetin!

lumeziii

Kryeprokurpri Aleksander Lumezi ka paraqit raportin e punës së Prokurorisë së Shtetit për vitin 2015, ku tha se ka pranue në punë 25 mijë e 412 kallëzime penale me kryes madhor të veprave penale dhe kanë arritë të kryhen 25 mije e 183 landë.

Ai tha se kanë nis hetimet në 13 raste fal mediave, që ishin kryesisht gazeta.

“Nëse e krahasojmë me vitin 2014, ku nga numri i pergjithshëm i kallëzimeve penale prej 27 mijë e 556 landëve ishin zgjidh 19 mijë e 528 ose 71 për qind të landëve, rezulton se Prokurori i Shtetit ka qenë shumë ma efikas gjatë vitir 2015 dhe këto shifra tregojnë se në vitin 2015 kemi arritë t’i zgjidhim 5 mijë e 655 landë ose 29 për qind ma shumë se në vitin 2014.

Pamvarësisht punës së madhe që asht ba, evidente asht se kemi edhe shumë sfida mbrenda sistemit prokurorial.

Sfidat që do t’i kemi perballë nuk do të jenë të lehta, ato do të jenë serioze dhe reale, nuk do të kapërcehen me lehtësi dhe në nji kohë të shkurtë.

Por duhet të besojmë se do t’i arrijmë sepse na kemi zgjedh ndryshimin si formë të funksionimit.

Për të pasë sukses institucioni i Prokurorit të Shtetit i nevojitet edhe përkrahja e shoqnisë, mediave dhe institucioneve tjera të Kosovës, si ato legjislative, ekzekutive dhe gjyqësor, për të zbatue me efektshmëni ligjin”, ka thanë ai.

Ai asht ndal edhe të lufta kundër terrorizmit, ku ka thanë se asht zvogëlu numri i atyne që i bashkohen luftave terroriste dhe kjo asht nji arritje e të gjitha institucioneve të sigurisë së Kosovës.