Kryeprokurori Lumezi ka nji lajm për Ministrin Rikalo

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka thanë se frik ka me u marrë në pyetje si i dyshuem ministri i Bujqësisë nga minoriteti serb, Nenad Rikalo.

Rikalo asht akuzue nga banorët e lagjes Dardania në Prishtinë se ka malltretue shqiptarët gjat kohës së luftës, më 1998-99.

Ndërsa, Lumezi ka thanë se prokuroria asht tue mbledhë fakte nga të gjithë ata që kanë njohuni për veprimtarinë e Rikallos, raporton lajmi.net.

“Prokuroria në bazë të informatave që i ka marr në media e ka hap procedurën penale, por nuk ka nxjerr aktvendim. Ne jemi duke marr informacioni, i kemi dëgjuar disa dëshmitar, kemi marr të dhëna nga KMDLNJ dhe do ta dëgjojmë edhe ministrin në cilësinë e të dyshuarit, dhe do të shohim a ka ndonjë provë që mbështetet në fakte”, ka thanë Lumezi.

Shperndaje në: