Kryeprokurori me vendim për nji komision për mediat

lumeziii

Çdo shkrim në mediat elektronike e të shtypit që ka të bajë me pretendime të rasteve të supozueme të krimit të organizuem dhe të korrupsionit ‘kontrollohen’ nga Prokuroria e Shtetit.
Madje asht nji Komision i veçantë që merret me to.

Raportimet që kanë me u ba më mediat elektronike e të shtypit, kanë me u përcjellë në baza ditore nga nji komisionin, dhe kanë me u verifikue pretendimet e rasteve të supozueme të krimit të organizuem dhe të korrupsionit, raporton lajmi.net

Në vendimin e siguruem nga lajmi.net thuhet se “të publikueme përmes mjeteve elektronike e të shtypit, të parashtresave të qytetarëve dhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të organeve e organizatave shtetnore e publike dhe të organizatave qeveritare”.

Jo vetëm kaq, Aleksander Lumezi doket se ka mendue edhe ma shumë.

Në vendimin e tij asht e saktësueme, se mbas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjiherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimi të rastit, prokurorit kompetent.