Kryeprokurori: Po, i kemi pranue letrat e Presidentit Thaçi

“Rastet e njohuna të krimeve të randa siç janë, masakra kundër familjes Jashari në Prekaz, masakra në Reçak, në Izbicë, në Abri të Epërme, në Krushë të Madhe, në Likoshan, në Mejë, në Dubravë, në Qyshk, në Lubeniq, në Grashticë ose kudo tjetër në Kosovë, janë disa nga çashtjet, të cilat Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkue institucioneve të Drejtësisë që të merren me to.

E, të katër letrat e Presidentit Thaçi tashma janë në duert e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kontaktue nga Gazeta Express, kryeprokurori Lumezi ka thanë se të katër letrat e Thaçit tashma janë në duert e prokurorise.

“Po, na i kemi pranue letrat e Presidentit Thaçi. Mundem me ju thanë se kryeprokurori i shtetit ka m’i ndërmarrë tana veprimet e tij kushtetuese dhe ligjore, në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thanë për Gazetën Express, kryeprokurori i Shtetit.