Kryeprokurori Schwendiman: Ka me hetue pa frigë pretendimet për trafikim organesh në Kosovë!

Kryeprokurori i ri i SITF’së, David Schwendiman asht zotue se ka me hetue pa frikë dhe favore, pretendimet për trafikim organesh në Kosovë gjatë luftës.

Kryeprokurori Schwendiman, nji ish-prokuror amerikan, asht emnue javë ma parë në këtë detyrë.

“Jam i vetëdijshëm për ndjeshmëninë politike për atë çfarë jam tue ba, por ka me u udhëzue vetëm nga faktet dhe ligji”, ka thanë Schwendiman në nji konferencë me gazetarë.

Ai asht tue hetue pretendimet e nji raporti të Këshillit të Europës, simbas të cilit zyrtarë të naltë të UÇK’s, perfshi presidentin Hashim Thaçi, kanë udhëheq qendra të ndalimit ku janë vra civilë dhe organet e tyne pastaj janë shit në tregun e zi.

Por Thaçi në vazhdimësi i ka mohue pretendimet.