Kryeprokurori: S’ka bazë me ngritë akuzë për pergjimet!

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka thanë sot se përgjimet që ditëve të fundit kanë dalë nepër media nuk perbajnë vepër penale.

Lumezi në nji konferencë për media tha se për ngritje të aktakuzës duhet të sigurohen prova të reja, mbasi që këto prova nuk mund të rivlerësohen si bazë e mjaftueshme për fillimin e procedurës penale.

Simbas tij përgjimet që kanë dalë tash së fundi janë përdor si prova nga prokurori ndërkombëtar i EULEX’it në periudhën kur ishte i dyshuem ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, e të cilat në atë kohë kanë qenë të ligjshme.