Kryeshefi i Agjencisë së shtetit fyen minoritetin që kërcënoi me votë Kryeministrin (foto)

Kryeshefi Egzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina komunitetit egjiptianë në Kosovë i asht drejtue me termin fyes “Gabel”.

Këtë zyrtari shtetnor e ka ba përmes komenteve në Facebook.

Në nji artikull të publikuem në media me titull “Kërcënohet Haradinaj: Egjiptianët mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë”, e ku i ftuem në Rrokum Roll ishte deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, Ilir Morina ka komentue: “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…”

Ndërkaq në pyetjen që i u bë atij se “A ka komunitet gabel?” ai asht përgjigj se “jo eshte mixi i tyre, si mielli i gabelices a bo parlamenti, dmth nuk perjashtohen as shiptart”.

Në Kosovë përveç shqiptarëve jetojnë edhe shtatë komunitete tjera, serb, turq, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas dhe goran.

Ndërsa termi “gabel” njihet si term fyes dhe denigrues  drejtue nji komuniteti të caktuem. /Insajder-Rrokum.Tv

 

Shperndaje në: