Kryesia cakton datën e seancës, por pa Demarkacionin!

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktue 29 Shtatorin si datën për mbajtjen e seancës së ardhshme parlamentare.

Në këtë seancë do të ketë disa pika të rendit të ditës, kurse demarkacioni perseri nuk asht pjesë e rendit të ditës.

Pal Lekaj ka vlerësue se “Qeveria po heq dorë” nga demarkacioni mbasi që nuk asht pjesë e kësaj seance.

“Demarkacioni nuk asht ma pikë e rendit të ditës. Duket se qeveria po heq dorë nga kjo temë. Duket se kuvendi po i kthehet normalitetit”, ka thanë Lekaj.

Ma poshtë keni pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme.

 

seancaaaaaaa