Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, kjo asht arsyeja

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot në oren 21:00 ka me mbajtë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje ka me u diskutue për formimin e komisioneve parlamentare si dhe ka me u caktue data për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme dhe thirrjen e nji seance parlamentare të re.

Rendi i ditës:

Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare,

Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,

Përgatitjet për seancë të re:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo.

Shperndaje në: