Kryesia e Kuvendit mbledhet të Hanën, Kryeministri Mustafa në dy interpelanca

Zyra për media dhe marrëdhanie me publikun ban të ditun se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ka me u mbajt ditën e Hanë në orën 11:00.

Simbas rendit të ditës mësohet se pritet të miratohet edhe Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, simbas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetun edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetnor të Republikës së Kosovës, Gjithashtu, në rend dite asht edhe Interpelanca tjetër e Kryeministrit Isa Mustafa, simbas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetun edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Ky asht rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,

9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave