Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, asht thirr për nesër nga ora 11:00.

Kryesia, në këtë mbledhje, ka me caktue edhe ditën se kur mbahet seanca e radhës parlamentare.

Rendi i plotë i ditës për seancën plenare:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,
7. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,
9. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave