T’Ejten seanca e Kuvendit. opozita merr pjesë

T’Ejten asht caktu seanca e Kuvendit të Kosovës, nga Kryesia e Kuvendit, ku mori pjesë edhe Aida Dërguti nga Vetëvendosje.

Dërguti ka thanë se do të marrin pjesë në seancën ardhshme edhe pse simbas saj, nuk ka qenë koha që në këto rrethana të mbahet.
“Edhe pse ishim kundër për këto rrethana që të mbahet seanca na do të marrim pjesë si gjithë. Opozita asht tue e përgadit që të dërgohet zgjedhja e Thaçit president në Kushtetuese”, ka thanë Dërguti.

 

Kryesia, merr pjesë edhe Aida e VV’s

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka fillu dhe në të po merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Në këtë mbledhje janë parapa të shqyrtohen 18 pika.

 

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot!

 

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Si ban të ditun Kuvendi përmes nji njoftimi për media, disa nga pikat e rendit të ditës për seancë janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe pika të tjera.

Marrë parasysh mungesën e nji marrëveshjeje mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, nuk dihet nëse partitë opozitare do të dergojnë përfaqësuesit e tyne në Kryesi sot.