Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet mbajtja e seancës për Astrit Deharin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që nesër me shqyrtue kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Debat në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosunit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim pranë Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ishin subjektet opozitare (VV, AAK dhe NISMA), të cilat i thanë ‘PO’ mbajtjës së kësaj seance.