Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka me mbajtë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë parapa tetë pika që kanë me u shqyrtue, e si pikë e dytë asht pregaditjet për seancën e ardhshme.

Ky asht rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

7. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

8. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.