Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën për vazhdimin e mandatit të EULEX’it

eulexkosovo

Kryesia e Kuvendit pritet me u mbledhë prapë sot në mëngjes për me caktue seancën e radhës, që deputetët e Kuvendit me ja vazhdue mandatin edhe për dy vite EULEX’it.

Dje gjatë nji mbledhje urgjente, Qeveria e Kosovës dha dritën e gjelbër që EULEX’it me ju vazhdue mandati edhe për dy vite, mirëpo duhet miratimi edhe nga deputetët.

Përfundimi i mandatit të EULEX’it ndalon punën e këtij misioni, tue e pamundësue vazhdimin e seancave gjyqësore që janë tue u zhvillue.