Kryesia e Kuvendit sot vendos për interpelancën e kryeministrit Mustafa

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryesia ka me diskutue lidhun me interpelancën e Kryeministrit, Isa Mustafa, simbas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetun edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetnor të Republikës së Kosovës dhe simbas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetun edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Kryesia po ashtu, ka me shqyrtue për Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

Edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika ka me qenë pike e rendit të dites në mbledhjen e Kryesise se Kuvendit.