Kryesia i nderoi viktimat e Francës me 1 minutë heshtje

Ka fillue mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ajo filloi me nji minutë heshtje për nder të viktimave në Francë.

Në cilësinë e anëtarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, lexoi nji deklaratë me të cilën denohet sulmi në Nicë ku humbën jetën 84 qytetarë dhe dheta të tjerë u lënduen randë.

Kjo mbasi nji 31 vjeçar dyshohet se me qëllim ka hye me kamion 18 tonësh në mes të turmës që po festonte Ditën Kombëtare të Francës.

Hamiti në fjalën e tij tha se e denon këtë akt dhe se bashkëndjen dhimbjen e popullit të Frances.