Kryesia: Seanca e ardhshme e Kuvendit me 28 Prill

Që mbas seancës së 7 prillit, ku Presidenti Hashim Thaçi bani betimin, Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtë asnji seancë.

Por sot Kryesia mori vendim që seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës me u mbajtë me 28 Prill.

Kështu njoftoi Kryetari Kadri Veseli, gjatë nji konference për media mbas mbledhjes së kryesisë, në të cilën nuk mori pjesë opozita.
Veseli nuk harroi me i ba thirrje edhe nji herë opozitës që me iu kthye Kuvendit.
Veseli foli edhe për zgjedhjet në serbe në vendin tonë, tue thanë se Serbia duhet me pasë raporte reciproke me Kosovën, sepse të dyja janë shtete të pamvaruna.

Deri tani, Kuvendin e kanë bojkotuar AAK dhe Nisma për Kosovën, por mbetet me u pa nëse këtë ka me e ba prapë edhe Vetëvendosje, e cila ka deklarue se pjesëmarrja e tyne varet nga randësia e temave.