Kryesia merr vendim: Seanca për Demarkacionin me 1 Shtator

Edhe mbas incidentit Kryesia e Kuvendit mbas nji pauze të shkurtë ka vazhdue mbledhjen simbas agjendës së planifikueme dhe ka miratue që projektligji për Demarkacionin me u shqyrtue në Kuvend me datën 1 Shtator.

Mesohet se në mbledhje po merr pjesë përfaqësuesi i AAK’s Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën.

Kryesia vazhdon mbledhjen në tjetër sallë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vazhdue mbledhjen në nji sallë tjetër, mbas hedhjes së gazit lotsjellës nga shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Deputeti Konjufca nuk asht pa tue hy në sallën tjetër, por edhe as ndonji koleg i tij nga VV.

Mbledhja e kryesisë ka vazhdue në sallën S1, ku janë tue diskutue edhe pikën e rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.