Kryesia vendos për debatin shkencor rreth Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit ka me u mblidh sot për me diskutue dhe vendos rreth kerkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e nji debati profesional-shkencor mes komisionit shtetnor për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çashtjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Simbas nji njoftimi nga Kuvendit i Kosovës, shqyrtimi kësaj kërkese asht parapa në pikën e tretë të rendit të ditës.

“Kërkesa e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e nji debati profesional-shkencor mes komisionit shtetnor për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çashtjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi”, thuhet në njoftim.