Kryesia vendos t’Hanën për seancen e ardhshme!

kuvendikryesia

Kuvendi i Kosovës ka paralajmëru se të Hanën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Rendi i ditës për këtë mbledhje do të jetë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e maparshme, përgaditjet për seancën plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.