Kryestrategu i Trump: Nacionalistët e bardhë janë kllounë!

Ndërsa Donad Trump po akuzohet se nuk dënon hapun të djathtën ekstreme dhe grupet raciste, kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon i cilësoi nacionalistët e bardhë si nji grup kllounësh.

Bannon konsiderohet si truni mbas axhendës nacionaliste të Presidentit, por n’intervistën e rrallë për gazetën “The American Prospect”, ai tha se mbështet nacionalizmin ekonomik për me luftue efektet negative të globalizimit, ndërsa shtoi se, simbas tij, etno-nacionalistët si ata të Virginias janë nji grup kllounësh që duhet shtyp.

Intervista e Bannon vjen ndërsa ka dyshime për t’ardhmen e tij, mbasi vetë Trump i pyetun nga mediat tha se kjo mbetet për m’u pa.

Trump po kritikohet ashpër mbasi fajësoi të dyja palët për dhunën në Virginia, tue barazue racistët e nazistët me amerikanët që dolën për me i kundërshtue, por Bannon ishte shumë i qartë në këtë pikë.

Bannon tha se nacionalistët e bardhë janë fare të parëndësishëm, por përfitojnë sepse marrin shumë vëmendje nga mediat.

Bannon kundërshtoi hapun shefin e tij edhe për Korenë e Veriut, tue thanë se ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, pamvarësisht komenteve të Trump për “zjarr dhe furi”.

Bannon tha se në 30 minutat e para të luftës hipotetike, Koreja e Veriut mund të vrasë me armë të zakonshme 10 milionë jugkoreanë që jetonë në Seul, vetëm 50 km larg kufinit.

Prandaj, pa u zgjidh ky problem, nuk ka zgjidhje ushtarake dhe Koreja e Veriut ka avantazhin.