Kryesuesi i AKP mbi 7 mijë euro rrogë, shoferat e pastrueset – 580

Agjencia Kosovare e Privatizimit raportoi punën e vitit 2015, në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Por deputetja nga LDK, Besa Gaxherri, drejtoi akuza të shumta për punën dhe raportin e kësaj Agjencie.

Simbas saj, 93%e buxhetit të AKP’s asht shpenzue për paga.

Derisa kretari i ri i bordit të AKP’s, Petrit Selimi, tha se asht në dijeni për problemet me të cilat përballet AKP, përfshi edhe imazhin e saj, por që u zotue për punë.

Megjithatë simbas tij, sfidë mbeten landët me procesin e privatizimit dhe shpronësimet.
Mbas tanë akuzave për punën gjatë vitit 2015, raporti i AKP’s u miratue.