Kryesuesi i seancës e ka nji thirrje për PAN’in

Nji javë mbasi që asht mbajte seanca e parë e legjislativit të ri, kryesuesi i seancës, njiherit deputeti ma i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka paralajmërue se vazhdimi i kësaj seancës ka me qene me 10 Gusht.

Mikolluvci në nji prononcim për Telegrafin iu ka ba apel të gjithëve që të jenë prezent të Ejten në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të PAN, se vendimi i kryesuesit ka qenë arbitrar, Mikullovci i asht përgjigje, tue thanë se takimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe arritjen e nji dakordimi e ka kërkue vet koalicioni fitues i këtyne zgjedhjeve.

“Unë po apeloj që të vijnë të bahen pjesë e seancës dhe që të formohen sa ma shpejt institucionet”, ka shtue ai.