Kryetari i Drenasit jep dorëheqje, paralajmëron ankesë në Supreme!

Kreu i komunës së Drenasit zyrtarisht e ka dhanë dorëheqjen nga pozita e kryetarit.

Ai gjatë nji konferencë për media asht shpreh se asht denue pa të drejtë nga Gjykata e Apelit.

Simbas tij ky denim asht absurd.

“Ata që duhet me thanë të vërtetën, e kanë thanë të pavërtetën. Denimi i Grupit të Drenicës nuk asht bazue në provat që i kemi. 10 persona denohen me nji deshmitar mashtrues, ky asht vendim absurd. Kemi me kerkue pezullimin e vendimit të gjykatës derisa të marrim nji përgjigje nga Gjykata Supreme”, ka thanë Demaku.

Kujtojmë se dje, Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë ka sjellë aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin ka vërtetue aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 Maj të vitit të kaluem.