Kryetari i Drenasit lirohet nga akuza për shpërdorim detyre

Kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe dy zyrtarët komunalë Ajet Demiri e Gani Halilaj janë lirue nga akuza për shpërdorim detyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të pafajshëm 3 të akuzuemit, mbasi simbas saj nuk asht vërtetu aktakuza gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Demaku dhe zyrtarët komunalë të Drenasit Ajet Demiri e Gani Halilaj akuzoheshin në lidhje me nji banesë që ishte pronë komunale, ndërsa komuna ja kishte dhanë çerdhes së qytetit.

Çerdhja pastaj banesën ja kishte nda të damtuemes së këtij procesi gjyqësor Zejnepe Buzhala, por ajo nuk mundet me shfrytëzue atë, mbasi këtë banesë e mbante Fadil Shishani.

Në Qershor të vitit të kaluem gjatë nji seance të përmbarimit rreth kësaj banese pati të shtëna nga të cilat u plagos nji person.