Kryetari i Gjykatës sqaron çashtjen e banorëve të larguem nga banesat

hamdiibrahimi

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka mbajtë sot nji konferencë për media, për të sqarue çashtjen e banorëve të larguem nga banesat e uzurpueme në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Ibrahimi tha se ka pranue nji kërkesë nga nji grup qytetarësh të larguem ditë ma parë nga banesat, ku i asht kërkue që me ndërpre procedurën e egzekutimit dhe t’iu lejohet qëndrimi në këto banesa edhe për nji vit.

Ai thotë se u ka qartësue banorëve se nji kërkesë e tillë, nuk asht kompetencë e tij dhe gjykatës që ai drejton, tue shtue se ai mund të përballet me përgjegjësi penale nëse nuk egzekuton vendimet e formës së premë.

Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi i ka cilësue deklarata të pamatuna, komentet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se kryetari i gjykatës nuk po e zbaton vendimin.