Kryetari i Komisionit Parlamentar Europian: I lumtun që opozita asht këtu, asht detyrë e jueja me rimbledh Kuvendin

picula.jpg

Filloi mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, në Kuvendin e Kosovës, në të cilën po merr pjesë kryetari i Komisionit Parlamentar Europian për marrëveshjen e MSA’s, Tonino Picula, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se ky takim asht konfirmim i seriozitetit te BE’s, të realizimit sa ma parë te kontratës se parë historike mes Kosovës dhe BE’s.

Fuqizimi i demokracisë sonë, lufta e pa kompromis e korrupsionit mbeten objektivat tona imediate, Ëndrra dhe aspirata e qytetarëve është anëtarsimi në BE”, tha Haliti.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Europian për marrëveshjen e MSA’s, Tonino Picula, tha se ka nderin me bashkëkryesue takimin e parë të Komisionit Europian.

Jemi të kënaqun që jemi këtu dhe po kalojmë kohë me qytetarët, puna kryesore e jueja asht me analizue punën e egzekutivit. Jam i lumtun që opozita asht sot me ne dhe besoj se kane me qene edhe në takimet tjera të Kuvendit dhe unë llogaris në ta. Na mundemi me u pajtue dhe me qene pjesë e botës së jashtme, pa opozitën nuk mundet me u ba nji gja e tillë. Le të përpiqemi bashkë me i shty këto gjana përpara. Asht detyrë e jueja me rimblidh kuvendin”, tha Picula.

Ai shtoi se rekomandimi për viza ka ardh në kohën e duhun e po ashtu edhe pranimi i Kosovës në UEFA, tu’ përsërit se Kosova duhet me luftue korrupsionin dhe me vazhdue dialogun me Serbinë.

Qytetarët e BE kane me qenë të gatshëm me ardh me investue këtu, me i hanger ushqimet e jueja, por veç nëse kanë besim në institucionet e jueja. Na europianët kemi përgjegjësi për ju dhe jemi përgjegjës. Çka ndodhë në Prishtinë lë gjurmë në Bruksel”, tha Picula.