Kryetari i Kukësit: Me i hap dyert për sirianët, njajtë qysh bamë me kosovarët

Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, asht shpreh sot se Shqipnia duhet me i mirepritë sirianët njajtë si kosovarët në vitin 1999.

Ai shtoi se Shqipnia s’duhet me u shpreh indiferente ndaj kësaj krize, kur Europa dhe vendet e rajonit po përballen me të njajtën krizë.

Shehu theksoi se e tanë shoqnia shqiptare duhet me u tregue solidare me emigrantët.
Mendim të njajtë me kryetarin e tyne, shprehën edhe kuksianët.

Rreth 2000 refugjatë Sirianë tashma ndodhen ne qytetin e Konicës shumë afër kufinit shqiptar dhe nëse nuk kalojnë përmes Maqedonisë ata kane me tentue me kalue kufinin shqiptar.