Kryetari i Kuvendit: Sundimi i ligjit prioritet për institucionet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka qenë mjaft aktiv gjatë ditës se sotme sa i përket takimeve protokollare.

Në fillim, ai mori urimet për zgjedhjen e tij në krye të PDK nga Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Veseli dhe O’Connell u pajtuen për intensifikimin e shpejtë të bashkëpunimit mes dy vendeve, përfshi edhe atë partiak, sepse si tha kryetari i Kuvendit, përvoja britanike asht e mirëseardhun në Kosovë.

Ndërsa gjatë takimit me nji grup biznismenësh izraelitë, Kryetari i Kuvendit bisedoi për iniciativën e këtij grupi për themelimin e Odës Ekonomike Izraelito-Kosovare, qëllimi i të cilës ka me qenë promovimi i relacioneve ekonomike në mes të dy vendeve.

Mysafirët u interesuen në mënyrë të veçantë për industrinë e ndërtimit dhe sektorin e bujqësisë, ndërsa Veseli theksoi se ka me i përkrahë ata që kanë ide kreative për me nxitë zhvillimin ekonomik.

Takimet e Veselit vazhduen me drejtorin e Misioneve Civile Pranë Shërbimit Europian të Çashtjeve të Jashtme, Kenneth Deane, me të cilin biseduen për misionin e EULEX’it në vendin tonë.