Kryetari i Kuvendit, Veseli, nënshkruen Ligjin për Trepçën në prani të Minatorëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në prani të menaxhmentit të Ndërmarrjes “Trepça” dhe nji grupi të minatorëve, ka nënshkrue Ligjin për Trepçën, i miratuem pak ditë ma parë nga Kuvendi.

Tue i urue minatorët për ligjin e ri, kryeparlamentari Veseli tha se që nga sot hapet nji epokë e re për “Trepçën”, për ta mbajtë atë si një tanësi unike dhe njikohësisht, për t’i hapë perspektivë zhvillimore.

““Ligji për ‘Trepçën’ nuk ka asnji konotacion politik. Përkundrazi, konotacioni i tij asht tanësisht ekonomik, i cili i hapë perspektivë kësaj ndërmarrje për t’u transformue në nji shoqni aksionare, e cila ka me ju nënshtrue ekonomisë së lirë të tregut. Kjo ndërmarrje deri tash asht mbajtë falë këtyne minatorëve, të cilët, ligji i parasheh si bashkëpjesëmarrës të transformimit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

14610886_659475940894282_5787937527591062333_n

Nëpërmjet këtij ligji, shtoi kryetari Veseli, “Trepçës” i ofrohet perspektivë për rritjen e vlerës së prodhimit të saj, nga nji produkt bazë minerar, në nji produkt të avancuem, tue përmirësue kështu edhe bilancin tregtar të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit theksoi se ky asht vetëm fillimi dhe se mbas hymjes në fuqi të ligjit, kanë me u ndërrmarrë shumë hapa të tjerë institucionalë, në funksion të zhvillimit dhe ecjes përpara.

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, tha se ndihen me fat që janë pjesë shënimit të kësaj epoke të re. Ai tha se tash pritjet e qytetarëve janë të shumta dhe se duhet të merret përgjegjësi që ky aset nacional të vihet në funksion të zhvillimit të vendit, rritjes së mirëqenies së minatorëve dhe hapjes së vendeve të reja të punës.