Kryetari i Kuvendit, Veseli, përshëndet shtyemjen e afatit për faljen e borxheve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka përshëndetë vendimin për shtymjen e afatit për shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizniseve edhe për gjashtë muej.

“E përshëndes vendimin për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve edhe për gjashtë muaj. Këtë mundësi të mirë për qytetarët dhe bizneset e kam trajtuar javë më parë me përfaqësuesit e Zyrës së Komunitetit të Biznesit. Agjenda e përbashkët me komunitetin e biznesit do të vijojë edhe në të ardhmen”, ka shkrue Veseli në Facebook.