Kryetari i Kuvendit, Veseli, sot takon përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka m’i pritë në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në nji njoftim dërgue mediave nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky takim ka me u mbajtë në orën 11:00. Nuk dihet ende se cila ka me qenë tema e diskutimit.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vazhdimësi kanë kërkue nga Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipnisë ma shumë përkujdesje ndaj shqiptarëve të atyne zonave.

Në shumë raporte e publikime shqiptarëve të atyne zonave thuhet se, banorët e tri komunave me shumicë shqiptare janë diskriminue nga ana e shtetit serb.