Kryetari i Kuvendit, Veseli: Trepça s’ka me qenë asnjiherë në tavolinën e pazareve me Beogradin

Trepça s’ka me qenë asnjiherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka deklaruae kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherit edhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, Veseli ka thanë po ashtu se, Kuvendi i Kosovës shumë shpejt ka me ja drejtue nji deklaratë edhe Bashkimit Europian në lidhje me liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin.

Veseli për herë të parë ka qenë mjaft kritik edhe në raport me koalicionin qeverisës, nga i cili pret që të riformatohet, të shkurtojë numrin e postëve ministrore, agjencive dhe të ‘zbres nga burokracia’ në shërbim të qytetarëve të vendit.