Kryetari i LDK’s në Prizren, Haxhi Avdyli: Moslejimi i Donikes ka me damtue LDK’n

Kryetari i Degës së LDK’s në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reague ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka tregue me Donika Gërvallën. Ai thotë se, me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktue shumë dame vetvetes.

Ai përmes nji statusi në Facebook ka thanë se, LDK’ja nuk guxon me nëpërkambë kontributin 25 vjeçar të veteranëve të LDK’s e sidomos atyne të diasportës.

Statusi i Haxhi Avdylit ne Facebook:

Dëmi i moslejimit të pjesëmarrjes së Donikës në takimin e djeshëm , është shumë i madh se sa pjesëmarrja e saj në këtë takim. Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është ma e madhe me ato skena te pakëndshme sesa do prodhonte një diskutim i saj aty. Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson Ldk-ja.
Ne nuk guxojmë të neperkembim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të Ldk-së veçanërisht të elektoratit tonë besnik të diasporës.
Ne jemi aty për ata.
Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre .
Skenat e tilla nuk kanë me dëmtu asnjë individ më shumë se sa vetë Ldk-në.